Përfundon projekti i regjistrimit të bizneseve në Drenas

GllogocPostuar: 11:28 / 08.04.2019

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ka përfunduar me sukses projektin e parë në Drenas për regjistrimin e bizneseve aktive të cilat operojnë në Komunën e Drenasit. Ky projekt ka filluar të implementohet nga muaji shkurt i këtij viti dhe për qëllim ka pasur identifikimin e bizneseve dhe veprimtarinë e tyre në terren.

Komuna e Drenasit, njëkohësisht Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, pasi ka identifikuar bizneset në Drenas, e ka më të lehtë qasjen ndaj tyre për t’i informuar dhe ndihmuar në grantet, subvencionet apo donacionet e ndryshme që ofrohen si nga niveli qendror, ai lokal dhe OJQ-të e ndryshme ndërkombëtare.

Përmes këtij projekti, është bërë identifikimi i secilit biznes ne bazë të veprimtarisë të cilën e ushtron biznesi dhe janë identifikuar të dhënat e tyre ne databazën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik për veprimtaritë e tyre. Gjithsej në Komunën e Drenasit janë 891 biznese aktive që operojnë brenda territorit të Komunës së Drenasit.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ju premton bizneseve lehtësira në veprimtarinë e tyre dhe premton që Drenasi të jetë qelës i zhvillimit ekonomik. 

Komente: 0 "Berati pikë e rëndësishme turistike për Ballkanin" 15:04 / 19.06.2019 Në qarkun e Beratit u zhvillua sot mbledhja e radhës e Task Forcës së turizmit. I pranishëm në këtë takimi ishte dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili diskutoi për problematikat e evidentuara gjatë vitit turistik 2018 dhe investimet e ardhshme të qeverisë për...
Komente: 0 By-passi Fierit hapet më 27 qershor 16:29 / 24.06.2019 Hapja e një prej korsive të by-pasit të Fierit, shmang trafikun që krijohet gjatë sezonit turistik dhe shkurton kohës që duhet për të lidhur kryeqytetin me jugun e vendit.