Hyrja në qytetin e Sarandës, tashmë me sinjalistikë të re

Postuar: 14:59 / 18.07.2019

Investimet në infrastrukturë dhe mirëmbajtjet e akseve më kryesore në vendi tonë po vijojnë dhe gjatë sezonit turistik.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përfunduar punimet e rifreskimit të sinjalistikës në hyrjen e qytetit të Sarandës, në degëzimin e Metoqit.

Këto punime sjellin lehtësimin e trafikut gjatë sezonit turistik dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Punimet në infrastrukturën rrugore të qyteteve bregdetare gjatë këtij sezoni ku fluksi i automjeteve është i lartë bën të mundur lehtësimin e lëvizjeve si dhe i ofron qytetarëve rrugë me standarte bashkëkohore dhe të sigurta.  /ATSH/