Infrastrukturë e përmirësuar rrugore drejt Apollonisë

Postuar: 10:53 / 25.04.2018

Turistët që drejtohen drejt Parkut Arkeologjik të Apolonisë në Fier do të gjejnë tashmë një infrastrukturë rrugore të përmirësuar.

Punimet për rikonstruksionin e rrugës Fier-Seman kanë avancuar me ritme të shpejta, ndërsa 17 mijë banorë të 20 fshatrave të kësaj zone do të lidhen më lehtë me qytetin e Fierit, shkruan ATSH.

Me një gjatësi prej 18 km, kjo rrugë lidh zonën urbane të qytetit të Fierit me plazhin e Semanit, duke i dhënë një impuls të rëndësishëm zhvillimit të turizimit bregdetar.

“Pas dëmtimeve të mëdha që pësoi rruga Fier – Seman gjatë zbatimit të projektit TAP, vazhdon me intesitet puna për rikonstruksionin e saj”, shprehet kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Sezoni i ri veror, sipas tij, “do e gjejë këtë rrugë në kushte shumë herë më të mira se përpara nisjes së projektit”.

Segmenti Fier-Seman është një aks i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Fier dhe zonat përreth dhe pritet të përmirësojë ndjeshëm aksesin për në plazhin e Semanit.

Rikonstruksioni i kësaj rruge do të përmirësojë cilësinë e jetës për komunitetin dhe do t’i japë shtysë zhvillimit rajonal, si dhe bizneseve, ekoturizmit, duke kontribuar në një rritje të përgjithshme të mirëqenies.

Punimet në këtë aks kryhen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me gazsjellësin TAP, në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës përgjatë gjurmës ku kalon ky gazsjellës.

Në bashkinë e Fierit, TAP ka ndërtuar rreth 8 km rrugë krejtësisht të reja. Për më tepër TAP ka rehabilituar rreth 33 kilometra rrugë ekzistuese, prej të cilave 10 km janë asfaltuar nga TAP dhe 6.5 km janë asfaltuar nga Bashkia e Fierit.

Gjithashtu janë përmirësuar një sërë rrugësh të brendshme në disa fshatra. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në projekte të tjera në infrastrukturë dhe investime sociale dhe mjedisore.

Komente: 0 Saranda dhe Ksamili, ende s’janë gati për sezonin turistik 12:56 / 19.05.2018 Saranda ende nuk ka përfunduar me masat për sezonin turistik. Selmani nga Kosova që e nisi më herët se zakonisht plazhin sivjet thotë se plazhet publike janë të pamjaftueshme duke e kthyer në detyrim blerjen e shërbimit të privatëve.
Komente: 0 Berati, qyteti magjik me bukuri mahnitëse 11:13 / 16.05.2018 Të kthehesh në Berat, çdo herë është një kënaqësi. Qyteti , nga 2008 është në listën e pasurisë së Unesco-s falë arkitekturës së tij të mrekullueshme që daton prej epokës otomane dhe nga bashkëjetesa paqësore e shumë feve,...
Komente: 0 Shkëmbi i Kavajës drejt transformimit shumëfunksional turistik 12:52 / 19.05.2018 Projekti për transformimin e zonës tek Shkëmbi i Kavajës, që gjendet afër plazhit të Durrës, synon rehabilitimin e rrugëve të brendshme dhe rikualifikimin e hapësirave publikë të plazhit të kësaj zone, në ambiente shumëfunksionale turistike.