“Kapiteni” viziton shkollën në Tiranë dhe bashkë me fëmijët mbjellin 70 pemë selvie

Postuar: 13:49 / 23.02.2018

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kolë Jakova” i bënë një surprizë të bukur kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish kapitenit të kombëtares, Lorik Cana, duke mbjellë 70 pemë selvie në oborrin e shkollës së tyre.

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Canav lerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve dhe ftoi të rinjtë që t’i bashkohen asaj, pasi kështu kontribuojnë për një të ardhme më të mirë.

 “Në shoqërinë dhe në vendin ku jetojmë, sa më shumë gjelbërim të ketë, aq më mirë do jemi si shoqëri, më të shëndetshëm. Nuk jemi vonë për tabërë këtë. Nëse prindërit tanë, nëse ju, pra ne të gjithë bashkë, këtëlloj investimi e bëjmë për jetën tonë, por edhe për gjeneratat e tjera.Me nisma të tilla është bukur të bashkohen shumë njerëz dhe unë iinkurajoj që të ndjekin këtë shembull sa më shumë njerëz në shoqërinë tonë dhe në vendin tonë”, tha Cana.

“Jemi shumë të lumtur që na është bashkuar kapiteni ynë, Lorik Cana. Unë besoj se ai që është kapiten dhe drejtues, që organizon shokët, e bënkëtë në çdo fushë të jetës, jo vetëm në futboll. E bën këtë edhe nëqytet, edhe në shoqëri, kështu që jam shumë i lumtur që Loriku u bashkua me ne sot në këtë fushatë”, shtoi kryebashkiaku.

"Të jam shumë mirënjohës edhe për shembullin që u japim fëmijëve për të qenë ambicioz dhe për të qenë të suksesshëm në talentin e tyre, por përtë mos harruar kurrë atë që është detyra jonë kryesore dhe që është puna jonë kryesore, të qenit qytetar i mirë. Të faleminderit që je shok imirë, kapiten i mirë dhe qytetar i mirë”, u shpreh Veliaj.