Komuna e Koçanit shkurton shpenzimet për udhëtime

Postuar: 12:09 / 11.01.2018

Kryetari i Komunës së Koçanit ka ndërmarrë hapa në drejtim që të shkurtohen shpenzimet jo produktive të buxhetit të komunës

“ I shkurtuam shepnzimet për reprezantacion, shpenzimet për udhëtime, gjithashtu në buxhetin e komunës janë shkurtuar edhe mjetet për IT- teknologji, gjegjësisht për kompjuterë të ri. Praktikën që çdo vit të investojmë 20 mijë euro për kompjuter këtë vit nuk do të jetë kështu, gjithashtu jemi në kërkim që të gjejmë edhe zgjidhje të tjera për të ruajtur mjetet e Buxhetit” u shprehë Nikolço Ilijev, kryetar i Komunës së Koçanit.

Përveç shkurtimit të shpenzimeve të cilat janë të parapara vetqeverisja lokale krijoi mundësi që qytetarët të kenë beneficione më të mëdha nga puna e tyre, transmeton Zhurnal.

“Firmat të cilat punojnë projekte dhe të cilat marrin para nga buxheti i komunës, në fund duhet të sigurojnë ndonjë përfitim, e rendit është që një pjesë, nuk dua të them përqindje, ta kthejnë tek qytetarët, jo në formë të parave, por si donacione për projekte të ndryshme që do të jenë në interes të qytetarëve”.

Kjo praktikë e komunës vetëm se është  zbatuar në praktikë.