Kryetari Veliaj në Samitin e Qyteteve në Izrael, për transformimin e Tiranës

Postuar: 16:07 / 06.09.2017

Transformimi i Tiranës dhe praktikat inovatore të Bashkisë së Tiranës po gjejnë gjithnjë e më shumë jehonë në shtypin e huaj e forumet ndërkombëtare. Së fundi, Tirana u bë pjesë dhe kryesoi në Samitin e Qyteteve në Tel Aviv, bashkë me qytete si Frankfurti dhe Varshava.

Kryebashkiaku Erion Veliaj është përzgjedhur nga Samiti i Qyteteve që u mbajt dje në Tel Aviv për të prezantuar projektet e Tiranës nga parkimi me sms, aplikacioni “Tirana ime” dhe transformimet në favor të fëmijëve si këndet e lodrave, çerdhet, kopshtet e shkollat, si dhe projektet urbane si Pazari i Ri apo politikat e strehimit me kredi të buta.

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Veliaj u prit nga Kryetari historik i Bashkisë së Tel Avivit, Ron Huldai, qytet me të cilin do të ketë bashkëpunim në fushën e turizmit dhe inovacionit.

Më pas, kryebashkiaku i Tiranës u prit në Bashkinë e Jerusalemit nga homologu i tij, Nir Barkat, me të cilin Tirana pritet të bashkëpunojë për arsimin dhe inkubatorët e inovacionit. Kryebashkiaku Barkat shprehu kënaqësinë e takimit me homologun Veliaj dhe vlerësoi mundësinë e bashkëpunimit mes dy qyteteve në fushën e arsimit dhe inovacionit.

Komente: 0 Tirana heq qeset plastike, i zëvendëson me të letrës 11:44 / 21.09.2017 Furrat e bukës në Tiranë do të heqin nga përdorimi qeset plastike, duke i zëvendësuar ato me qese letre. Bashkia e Tiranës nënshkroi dje një marrëveshje mirëkuptimi me Shoqatën e Prodhueseve të Bukës, Pastiçierisë dhe Brumërave, e cila ka 250...