Lezhë, pezullohen 153 patenta për shkelje të sigurisë rrugore

Postuar: 16:29 / 17.04.2018

Policia rrugore e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, gjatë gjithë javës së shkuar, ka vijuar zbatimin e planit të masave me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë si dhe parandalimin e aksidenteve, ku kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Kontrollet kanë konsistuar për pije alkoolike, për shpejtësi, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, për mosvendosje të rripit të sigurimit, të  përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalim të gabuar,  etj , që janë burime të aksidenteve.

Gjatë kwtyre kontrolleve, janë proceduar penalisht  7 drejtues mjetesh për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” (pa leje drejtimi).

Janë pezulluar 153  Leje Drejtimi për  “Shpejtësi tej normave të lejuara” dhe ” Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”

Po gjatë kontrolleve,  janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative.

Janë vendosur gjithsej 790  masa administrative nga këto:

486 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,
107 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
102 masa për parakalim të gabuar,
39 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit,
Ndërsa pjesa tjetër  e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Lezhës,  do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore  dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku  apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar  rregullat e qarkullimit rrugor.