Mali i Zi: Hidrocentrali i parë i vogël në pronësi të një komune fillon operimin

Postuar: 11:17 / 10.06.2021

Në Miolje Polje të Beranes në Mal të Zi ka filluar operimin hidrocentrali i parë i vogël në pronësi të një komune.

Hidrocentrali me kapacitet prej 300 kilovatësh në orë operohet nga Benergo, një kompani e themeluar nga vetë komuna e Beranes, që merret me prodhimin, transmisionin, distribuimin dhe tregtimin e energjisë elektike.

Drejtori i Benergo, Nikola Cojbasic, tha se hidrocentrali i vogël i ndërtuar në burimet ujore të qytezës më në fund ka filluar operimin, pas komplikimeve dhe vështirësive administrative që kishin karakterizuar tërë procesin.

Kompania ka nënshkruar një marrëveshje me operatorin e tregut të energjisë elektrike të Malit të Zi, COTEE, me anë të së cilës ka siguruar çmim stimulus për shitje të energjisë së prodhuar elektrike.

Sipas kompanisë Benergo, hidrocentrali do të gjenerojë të hyra mujore prej 20 mijë eurosh. /kosovo.energy/