Moti i keq, të gjitha rrugët e kalueshme në Shqipëri

Postuar: 12:53 / 13.02.2018

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe borës akset rrugore në gjithë vendin janë të kalueshme.

Shërbimi i Emergjencave Civile bën të ditur se Shkodra, Kukësi, Peshkopia dhe Korça nuk kanë problematika.

Në Korçë të gjitha akset janë të kalueshme ndërsa për aksin Korçë-Dardhë duhen zinxhirë. Aktualisht nuk ka raste emergjence.

Shirat do të vijojnë dhe këtë të martë sipas parashikimit të motit, ku kthjellime të shkurtra do të ketë në zonën juglindore.