Moti, priten reshje dëbore dhe ngrica në zonat malore

Postuar: 12:01 / 17.12.2018

Në zonat malore priten reshje dëbore në orët e ardhshme. Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se reshjet e dëborës do të kenë intensitet deri mesatar.

“Bëni kujdes me qarkullimin në rrugë. Orët në vijim do të ketë reshje të dendura bore dhe mjegull në zona të tjera”.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, shpjegon se në orët e ardhshme parashikohen reshje dëbore në zonat malore, të cilat do të kenë intensitet deri mesatar. Në zona të caktuara mund të ketë mjegull për shkak të reshjeve të shiut.

“Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes për shkak të lagështirës, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë natës, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”- njofton ARRSh.

Sipas tij, të gjithë kontraktorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në gatishmëri dhe po monitorojnë në vazhdimësi situatën për të mbajtur të hapura të gjitha akset.