Në Gostivar fillon dezinsektim nga toka

Postuar: 13:07 / 20.07.2017

Me datë 20.07.2017 (e enjte) do të realizohet dezinsektimi i parë nga toka për këtë vit në teritorin e Komunës së Tetovës për zhdukjen e mushkojave të ritura dhe dëmtuesve të tjerë, njofton InfoKomuna.

Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje prej ora 22:00 deri në orët e hershme të mëngjesit vetëm në kushte të mira atmosferike. Në rast të motit me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhëshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.

Për dezinsektim do të përdorët Aqua-Kothrine ose Neopitroid Premium i tretur në bazë të kërkesave të Organizatës Shëndetësore Botërore (prej 50 deri 100 ml/hektar).

Qytetarët të cilët merren me bletari duhet që të marrin masa mbrojtëse, që do të thotë strehimin e bletëve në kutitë e tyre, sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit mbajtjen bletëve të mbyllura minimum 5-6 orë pas trajtimit të territorit.

Po ashtu është e nevojshme që qytetarët mos të dalin në rrugë për aq kohë sa zgjat trajtimi i qytetit si dhe t'i largojnë veturat nga trotuaret para hapësirave të gjelbra me qëllim që ekipet të jenë në mundësi ta zbatojnë trajtimin në mënyrë të pandërprerë.
/InfoKomuna/