Në Kalimash 25 cm borë, Rruga e Kombit e kalueshme

Postuar: 13:06 / 20.02.2018

Verilindja e Shqipërisë vijon të mbetet nën ndikimin e reshjeve të dëborës, të cilat filluan mbrëmjen e së hënës. Deri tani nuk raportohet për probleme në qarkullim, raporton oranews. Po punohet nga kompanitë kontraktore për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës.

Këshillohet lëvizja me pajisje dimërore sidomos në rrugët rurale. Gjithësej nga firmat Kontraktore janë vënë në punë 27 mjete në gadishmëri me 68 punëtorë.I gjithë Qarku është i furnizuar me energji elektrike ndërkohë që nuk është raportuar për emergjenca shëndetësore si pasojë e situatës klimaterike.

Situata e rrugëve

Rruga e Kombit e kalueshme normalisht. Po punojnë 10 borëpastruese gjatë gjithë aksit rrugor. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 25 cm.

Kukës-Krumë-Q.Prushi - Kam e kalueshme normalisht. Po punojnë 1 borëpastruese e 1fadromë. Lartësia e borës Q.Tobli 25 cm e në Q.Prushi 20cm.

B.Curri-Kam e kalueshme normalisht. Po punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës Q.Luzhë 20 cm.

B.Curri -Valbonë e kalueshme normalisht. Po punojnë 3 borëpastruese 1 fadromë. Lartësia e borës 25 cm në Valbonë.

Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj e kalueshme normalisht. Po punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës në Q.Morinë 10 cm.