Në Tiranë hyn në modë mbjellja e një peme si dhuratë për ditëlindje

Postuar: 16:54 / 12.11.2018

Shumë qytetarë të Tiranës po zgjedhin që për raste të veçanta, si ditëlindje apo përvjetorë, të zgjedhin të mbjellin pemë në qytetin e tyre.

Ndërsa nuk ka shumë që ka rinisur edhe fushata për mbjelljen e pemëve, kryeqytetasit janë sensibilizuar duke u bërë fëmijëve të tyre dhurata të veçanta siç është edhe mbjellja e pemëve.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e konsideroi këtë gjë, si trendin më të ri në kryeqytet.

“Një pemë, dhuratë për ditëlindje – trendi më i ri!

Faleminderit prindërve të mrekullueshëm të Tiranës, të cilët zgjedhin dhuratën më të bukur që mund ti bësh fëmijëve dhe qytetit! Edhe 100 kampioni Elgers”, shkruan Veliaj.