Nuk kontrolluan kamionin, arrestohen polici dhe doganieri

Postuar: 14:44 / 19.01.2018

Një polic dhe një doganier janë arrestuar pasi nuk kanë bërë kontrollin e një kamioni.

Policia kufitare në bashkëpunim me SHÇBA-në kanë vënë në pranga Agim Malajn, 47 vjeç nga Hasi, efektiv policie, përgjegjës turni në pikën kufitare të Qafë Prushit dhe Asim Çuni, 48 vjeç doganier në Qafe Prush.

Të dy zyrtarët duke qenë në shërbim nuk kanë bërë kontrollin në “vijën e dytë” të kamionit me targë AA 820 DY, të drejtuar nga A. D, i cili kishte futur mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit.

Ndaj policit rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe ndaj doganierit ajo e kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtari doganore.

Top Channel