Nxënësit e Funarit të Elbasanit nuk kanë transport, bllokojnë furgonin e mësuesve

Postuar: 11:05 / 18.10.2018

Nxënësit e shkollës së Funarit të Elbasanit bllokojnë furgonin e mësuesve në mes të rrugës.Janë nxënësit e shkollës 9-vjeçare, të cilët nuk kanë lejuar mësuesit që të shkojnë në shkollë, raporton abcnews.al. Shkak për këtë është mungesa e transportit të tyre.

Në shkollën e Funarit zhvillojnë mësim nxënës nga disa fshatra, mes tyre edhe Mollagjeçi, që ndodhet larg. Nxënësit duhet të përshkojnë disa kilometra për të shkuar aty.

Me gjithë kërkesat e vazhdueshme të prindërve dhe nxënësve, çështja nuk është zgjidhur. Ndaj për këtë arsye ata protestuan dhe do të vazhdojnë të bllokojnë rrugën derisa atyre tu sigurohet transporti.