OSHEE aksion për vjedhjen e energjisë, denoncohen abuzuesit

Postuar: 13:42 / 15.09.2017

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE vijon normalisht aksionet e prerjeve ndaj debitorëve, duke patur ne fokus vjedhësit e energjisë elektrike.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar disa procedime penale në rajone si Vlorë e Shkodër. Kështu, OSHEE e Vlorës ka denoncuar në polici babanë e elektricistit. i cili vidhte energji me linjë të dytë jashtë sistemit të matjes në lagjen “Pavarësia”.

Në rajonin Shkodër janë shënuar disa raste, si: Frrok G. dhe Besnik S., abonentë familjarë, për cenim të matësit; në Lezhë Sander S. dhe në Bushat abonenti Mark N.

Në Velipojë është shoqëruar nga policia abonenti R.Nikolli pronar i një kompleksi shërbimi, me akuzën e cenimit të matësit dhe manipulim të dhënash. OSHEE bën me dije se vjedhja e energjisë elektrike është vepër penale dhe ndëshkohet deri në 3 vjet heqje lirie.