Parkimi me pagesë në 10 rrugë të Tiranës

Postuar: 16:52 / 15.03.2018

Duke nisur nga dita e nesërme, parkimi do të bëhet me pagesë në 10 rrugë të Zonës B në kryeqytet.

Sipas Agjencisë “Tirana Parking”, tarifa për përdoruesit e vendparkimeve në rrugët e destinuara për Parkim Publik me Pagesë është përcaktuar 1 orë/40 lekë.

Ky tarifim vlen për rrugët e poshtëshënuara:

1. Siri Kodra
2. Petronini Luarasi
3. BLV.Bajram Curri (Seg.Kavajës-Sulejman Delvina)
4. Janosh Huniadi
5. Liman Kaba
6. Perlat Rexhepi
7. Dëshmorët e 4 Shkurtit
8. Skënder Luarasi
9. BLV.Bajram Curri (Seg.Konti Leopold-Teodor Muzaka)
10. Rr. e Kavajës (Seg. 21 Dhjetori- Pallati me shigjeta)

Sa i takon mënyrës së pagesës së parkimit, sipas “Tirana Parking” mund ta kryeni me SMS Payment duke dërguar një SMS në numrin 50500 me tekst: Targa e automjetit, Hapësirë, Zona e tarifimit.