Pastrohen 110 tonë mbetje nga katër lumenjtë e qarkut Gjirokastër

Postuar: 15:25 / 23.04.2018

Në qarkun Gjirokastër janë pastruar katër lumenj nga ndotjet në Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

Aksioni për pastrimin e shtretërve të lumenjve, ndotja e të cilëve është kthyer në një shqetësim të madh për të gjitha zonat ku ato kalojnë, në qarkun Gjirokastër, angazhoi punonjësit e një sërë institucionesh dhe nxënësit e shumë shkollave, të cilët gjatë një jave larguan 110 tonë mbetje në segmentet problematikë përgjatë lumenjve Vjosë, Drino, Dëshnicë e Bënçës.

Prefekti i Gjirokastrës Astrit Aliaj u shpreh për ATSh-në se, aksioni u zhvillua në kuadër të “Ditës së Tokë” me qëllimin e mirë dhe të domosdoshëm për të ndaluar ndotjen e mjedisit ku jetojmë. /InfoKomuna/