Pastrohen segmentet lumore në qarkun e Gjirokastrës

Postuar: 11:00 / 20.04.2018

Aksioni për pastrimin e segmenteve lumore ka hyrë në ditën e katër të tij, në qarkun e Gjirokastrës në jug të vendit.

Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, tha për ATSh-në se aksioni përpastrimin e mjedisit nga mbetjet përgjatë segmenteve lumore ështëpërshirë në të gjitha bashkitë e qarkut Gjirokastër.

Në urën e Kordhocës është punuar nga forcat e Detashmentit të MbrojtjesRajonale dhe njësia administrative Cepo për pastrimin e rreth 25 tonmbetjeve.

Në Bashkinë Dropull aksioni për pastrimin e territorit nga mbetjet,është shtrirë në zonën e Derviçianit, kufiri me Bashkinë Gjirokastër dhe në segmentin Derviçian – Ura e Goranxise.
Vetëm gjatë këtyre tre ditëve në zonën e Goranxisë të Bashkisë Dropull janë pastruar 7 ton mbetje, thotë Aliaj.

Sipas tij, aksioni po vijon në Bashkinë Libohovë, ku deri tani me forcatë përqëndruara njerëzish dhe mjetesh është pastruar zona e Urës sëXhajit, duke larguar rreth 10 ton mbetje.

 

Komente: 0 Saranda dhe Ksamili, ende s’janë gati për sezonin turistik 12:56 / 19.05.2018 Saranda ende nuk ka përfunduar me masat për sezonin turistik. Selmani nga Kosova që e nisi më herët se zakonisht plazhin sivjet thotë se plazhet publike janë të pamjaftueshme duke e kthyer në detyrim blerjen e shërbimit të privatëve.
Komente: 0 Shkëmbi i Kavajës drejt transformimit shumëfunksional turistik 12:52 / 19.05.2018 Projekti për transformimin e zonës tek Shkëmbi i Kavajës, që gjendet afër plazhit të Durrës, synon rehabilitimin e rrugëve të brendshme dhe rikualifikimin e hapësirave publikë të plazhit të kësaj zone, në ambiente shumëfunksionale turistike.