Përhapja e fruthit, prindërit të bëjnë kujdes me fëmijët e pavaksinuar

Postuar: 16:21 / 17.01.2018

16 fëmijë janë të shtruar në Peadiatrinë e QSUT-së të prekur nga fruthi. Sëmundja ngjitëse u përhap me shpejtësi këtë muaj, por ISHP thotë se nuk kemi të bëjmë me një situatë epidemike.

Gjithsesi kujdes duhet të bëjnë sidomos prindërit që i kanë fëmijët e vegjël, nën 1 vjeç pasi janë të pavaksinuar.

Vetë IShP thotë se duhet vëmendje pasi numri i fëmijëve të pavaksinuar për Tiranën shkon në 1200.  69% e të prekurve nga ky virus janë bebe të vogla nën 1 vjeç, koha kur aplikohet vaksina e quajtur MMr, e cila përfshin edhe virusin e fruthit.

Autoritetet shëndetësore kanë izoluar të 16 fëmijët pasi rrezikojnë të infektojnë fëmijët e tjerë që janë të shtruar në Pediatri.

IShP thekson se ka dyshime që fruthi të jetë importuar nga jashtë. Prej kohësh ky institucion ka informuar qytetarët se kjo sëmundje është në qarkullim, pasi Italia, Greqia dhe Kosova kan ë rezultuar të prekur nga fruthi.