Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Shkodër

Postuar: 13:32 / 19.03.2018

Reshjet e orëve të fundit kanë bërë që situata e përmbytjeve në Shkodër të shkojë drejt përkeqësimit.

Autoritetet lokale dhe Ministria e Mbrojtjes flasin për rritje të sipërfaqeve që janë nën pushtetin e ujit.

Ministria e Mbrojtjes njofton se janë 2520 ha përmbytur.

Gjithsej, në bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 155 banesa prej të cilave: 70 banesa në fshatin Obot, 15 banesa në fshatin Gorricë, 15 banesa në fshatin Shirq, 15 banesa në fshatin Mushan dhe 40 banesa në zonën e Livadheve.