Protestojnë naftëtarët e Ballshit, kërkojnë rrogat e papaguara

Postuar: 14:46 / 27.12.2017

Rreth 200 punonjës të Uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh janë nisur në këmbë drejt Tiranës.

Marshimi është një formë proteste për rrogat e papaguara dhe mosderdhjen e kontributeve në sigurimet shoqërore.

Që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës punëtorët u mblodhën përpara prefekturës së qarkut Fier ku kërkuan ndihme nga institucionet shtetërore.

Punonjesit e uzinës së naftës po ecin drejt Tiranes për të protestuar për zvaritjen e pagave te tyre. Historia e naftëtarëve të papaguar në Ballsh është disa vjeçare. Ndryshimi i shpeshtë i menaxhimit të uzinës nuk e zgjidhin çështjen e pagesave të prapambetura.

Ndërkaq, edhe policia e Fierit nga ana e saj ka reaguar për protestën. “Rreth orës 10:15, rreth 200 punonjës të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës Ballsh dhe Rafinerisë së Naftës Fier, vazhdojnë protestën duke lëvizur në këmbë në rrugën nacionale Fier-Tiranë dhe kanë krijuar trafik duke penguar lëvizjen e automjeteve.

Aktualisht dolën nga qyteti i Fierit dhe janë në lëvizje afër vendit të quajtur “Mulliri i artë”. Janë marrë masat e sigurisë nga shërbimet e policisë së rendit dhe trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë. /Top Channel/

Komente: 0 Kukës-Morinë, dublimi i urave përfundon brenda këtij viti 11:19 / 09.10.2018 Duket se shumë shpejt punimet në Rrugën e Kombit do të përfundojnë. Brenda këtij viti përfundon ndërtimi i të 7-të urave dubluese me të gjitha elementët e sigurisë, në segmentin Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit.
Komente: 0 Nga Bulqiza në Finiq, gati planet zhvillimore për 16 bashki 17:00 / 15.10.2018 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me mbështetjen e buxhetit të shtetit për periudhën 2018 – 2019, ka siguruar fondet e nevojshme për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore për të 16 bashkitë e mbetura, duke plotësuar kështu paketën e 61 bashkive me Plane...
Komente: 0 Rrajca, befasi turistike në stinën e vjeshtës 11:23 / 09.10.2018 Rrajca, një fshat në lartësitë e Librazhdit, pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, po kthehet çdo vit e më tepër në një atraksion të fuqishëm turistik.