Puka nën magjinë e dritave dhe borës

Postuar: 12:02 / 19.12.2018

Puka, parajsa e fshehtë e Veriut të Shqipërisë, e kthyer tashmë në një destinacion turistik, ofron për vizitorët një peizazh të harmonishëm alpin sidomos në prag të Krishtlindjeve dhe ndërrimit të viteve.

E mbuluar nga petku i bardhë i borës, Puka, ka ndezur dritat e festave të fundvitit. Reflektimi i dritave mbi liqen, sjell një pamje mbresëlënëse, sidomos në këto ditë dimri.

Qendra e qytetit të Pukës dhe Liqenit të Vogël po përjeton një ndërhyrje të rëndësishme, që synon ta shndërrojë atë dhe rrethinat e tij në një atraksion të ri turistik gjithëvjetor.