Refuzohet leja mjedisore për TEC-in e Korçës

Postuar: 13:26 / 11.03.2019

Pas zërave se në qytetin e Korçës do të ndërtohej një termocentral (TEC), ka ardhur edhe reagimi nga ana e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi sot gjatë analizës vjetore të punës së Inspektoriatit të mjedisit, pyjeve dhe turizmit.

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi ka firmosur sot refuzimin e lejes mjedisore për TEC-in e Korçës, duketheksuar se projekti nuk përmbush standardet e kërkuara nga BE, shkruan ATSH.

Pak ditë më parë mbi ndërtimin e këtij TEC-i në Korçë Klosi ështëshprehur se, “kjo është zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr! S’ka asnjë autorizim e asnjë leje jo e jo, po thjesht një miratim nëparim si investim strategjik. Për sa kohë s’ka një projekt tëstandardeve të BE-së, s’ka asnjë shans jo për të nisur punë, po përasnjë autorizim”.  /InfoKomuna/