Rikonstruktohen 4 Qendra Shëndetësore në Roskovec, shërbim cilësor për banorët

Postuar: 12:22 / 14.05.2018

Investimet e rëndësishme për rikonstruksionin e Qendrave Shëndetësore garantojnë një shërbim cilësor shëndetësor për banorët e Roskovecit.

Nga investimet për rikonstruksionin e Qendrave Shëndetësore në Roskovec, Kurjan dhe Strum, si dhe rikonstruksionin e ambulancës në Marinëz, janë përfitues të drejtpërdrejtë banorët e këtyre zonave, të cilët tashmë mund ta marrin shërbimin shëndetësor parësor, në kushte më të mira.

Në një prononcim për ATSH-në, Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi ndalet te investimet që po ndërmerren për rikonstruksionin e Qendrave Shëndetësore dhe impaktin që kanë këto investime te banorët.

Ajo siguron se së shpejti do të kemi një standard të ri nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës me investime në rehabilitimin e godinave dhe pajisjes së stafit mjekësor me instrumentet e duhur.