Sezoni turistik, merren masa në Shëngjin dhe Velipojë

Postuar: 17:02 / 19.04.2018

Në prag të hapjes së sezonit turistik, po vijon intesivisht procesi i dezinsektimit pranë vijës bregdetare nga veriu në jug të vendit.

Në sajë të programit kombëtar të dezinfektimit për një sezon turistik të sigurt, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se aktualisht po vijon me këtë proces në Shëngjin, Lezhë dhe Velipojë, në sipërfaqet lagunore pranë vijës bregdetare.
Disa ditë më parë, ky proces u krye në Nartë dhe Orikum të Vlorës. /ATSh/