Shkodra sërish nën ujë, 2620 ha tokë e përmbytur

Postuar: 10:40 / 15.03.2018

Mëngjesi i sotëm ka gjetur shumë sipërfaqe toke nën ujë në Shkodër. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se sipërfaqja totale e tokës së përmbytur ka arritur rreth 2620 ha.

200 efektivë të Batalionit të këmbësorisë të Vaut Dejës kanë vazhduar operacionet për transportimin e komunitetit në fshatin Obot dhe shpërndarjen e pakove ushqimore dhe koncentratit për bagëtitë.

Deri më tani janë mbi 700 persona të asistuar nga FA. FNSH ka montuar rreth 300 metër barriera në fshatin Shirq të Njësisë Administrative Dajc.