Të rinjtë e Tiranës, një jetë në veprim (Foto)

Postuar: 11:48 / 23.02.2018

Të rinjtë e kryeqytetit kanë një jetë të mbushur me veprim dhe aktivitet. Qindra të rinj pjesë e Ecovolis por jo vetëm, bëjnë një jetë aktive, por edhe dalin në mbrojtje të mjedisit.

Përmes aktiviteteve të shumta të zhvilluara në të gjithë Tiranën por edhe në zonat përreth, ata pastrojnë mjedisin nga papastërtitë, mbjellin pemë dhe bëjnë sport, shkruan ATSH.

Prandaj, këta të rinj kanë zgjedhur të apelojnë për një jetë të shëndetshme. Ata kanë kanë bërë thirrje për të rinjtë e tjerë jo vetëm të Tiranës për të ndikuar në zhvillimin e qëndrueshëm, duke mbrojtur tokën ose siç ata e quajnë ndryshe “mbrojmë shtëpinë tonë”.

Më poshtë gjenden një sërë fotosh të marra nga Liqeni i Kusit, që ndodhet në Kashar ku shihen të rinjtë duke mbjellë pemë dhe me aktivitete sportive.

“Mbushe jetën me veprim. Mos prit që gjërat të ndodhin vetë, por bëji që të ndodhin! Ndërto të ardhmen tënde, krijo shpresën tënde. Mbrojmë shtëpinë tonë, TOKËN! #VeproTani #LiqeniKusit”, apelojnë të rinjtë.