Tepelenë, policia largon me forcë shitësit ambulantë te "Uji i Ftohtë"

Postuar: 15:51 / 15.09.2017

Aksioni i bashkisë së Tepelenës për lirimin e hapësirave publike në zonën e Ujit të Ftohtë, ka pasur në rezistencën e tregtarëve ambulantë të cilët u përplasën me forcat e rendit dhe ato të policisë bashkiake.

Tregtarët pretendojnë se po largohen nga vendi i punës së tyre vetëm për interesa te ngushta të një individi i cili do te ndertoje nje kompleks ne këtë zonë.

Por, kundërshtimet e tregtareve nuk kane zgjatur shume pasi policia ka shoqëruar ne komisariat dy shtetas një grua dhe një burrë ndërsa është bërë edhe konfiskimi i mallit që tregtohej aty.

Nga ana tjetër, nëpërmjet zëdhënësit, Aleksander Toti, bashkia sqaron se projekti qe do te zbatohet ne ujin e ftohte kap vlerën e 2 milionë eurove dhe parashikon punësimin e mbi 50 personave.

"Bashkia e Tepelenës ka lidhur një marrëveshje. Këtu do të ndërtohet një biznes i fuqishëm dhe do t’i shërbejë zonës jo vetëm për nivelin e lartë të shërbimit, por edhe të punësimit të banorëve", tha ai 

Në Ujin e Ftohtë në Tepelenë ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi 40 shitës ambulantë. /ora news/