Tirana “afrohet” me Vlorën

Postuar: 11:26 / 10.11.2017

Ndërtimi i segmentit rrugor Kashar-Rrogozhinë, do të jetë projekti i parë mbi bazën e Partneritet Publik Privat (PPP) , që do të ngushtojë distancën Tiranë-Vlorë në 60 minuta, bën të ditur ATSH.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, tha të mërkurën në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, se ka shprehje interesi nga kompani private, ku investitori merr të gjithë riskun e investimit dhe aplikon tarifën e pagesës për përdoruesit.

Sipas tij, kjo do të thotë që kush do të shkojë me shpejt në Vlorë në jug të Shqipërisë, duhet të paguaj dhe kush nuk do të paguajë e të udhëtojë më gjatë, duhet të kalojë në segmentin rrugor Durrës –Plepa.

Zhvillimi i infrastrukturës rrugore në vend, është një nga prioritetet kryesore të qeverisë.

Buxheti i qeverisë për vitin 2018 është katërfishuar në drejtim të fondeve për investimeve në këtë sektor, i cili pritet të japë impakt të drejtpërdrejtë, në rritjen e qarkullimit, sigurinë më rrugë dhe zhvillimin e aktivitetit ekonomik dhe social të vendit.

Ky segment është një nga pjesët e akseve kryesore të infrastrukturës së boshtit jugor të vendit, me ndikim të madh në zhvillimin e turizmit shqiptar.

Komente: 0 Maqedonia ndau 100 mijë euro ndihmë për të përmbyturit në Shqipëri 10:25 / 13.12.2017 Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë maqedonase u vendos dhënia e një ndihme prej gjashtë milionë dinarësh maqedonas (100 000 euro) për Shqipërinë për përballimin e situatës së përmbytjeve shkaktuar nga shirat e rrëmbyer të fillimit të muajit dhjetor.
Komente: 0 Rrugë të reja me korsi biçikletash dhe Ngjyra në Tiranë 13:33 / 14.12.2017 Gjithnjë e më shumë Tirana po i ngjason qyteteve europiane. Krahas përmirësimit të infrastrukturës bazë, tashmë në rrugët e reja, por edhe ato ekzistuese po reflektohen të njëjtat parametra si bulevardet europiane, ku mendohet për hapësirat që respektojnë ata...
Komente: 0 Aksion për pastrimin e Beratit nga mbetuirnat 13:09 / 15.12.2017 Në kuadër të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam” Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, organizon në datat 15, 16 dhe 17 dhjetor në Qarkun e Beratit, aksionin e pastrimit dhe rehabilitimit dhe gjelbërimit në moton “Pastrojmë Beratin që duam”.