Tirana drejt normalitetit taksi, biçikleta dhe këmbësorë në rrugë

Postuar: 15:45 / 28.04.2020

Në një kohë kur autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje se lehtësimi i masave shtrënguese ndaj Covid-19 nuk duhet kurrsesi të përkthehet në shkelje të distancës sociale dhe mosrespektim të rregullave të higjienës, sot, qytetarët e Tiranës janë përpjekur t’i rikthehen disi jetës së mëparshme, ndonëse frika nga një infektim i mundshëm është e pashmangshme.

Të pajisur me maska mbrojtëse (pjesa dërrmuese) dikush ka shijuar një akullore, një tjetër ka dalë të shëtisë; ndërkohë që lëvizje të shumta janë parë në Tregun Çam. Lehtësimi i masave ka mundësuar hapjen e disa bizneseve.

Rrugët janë dukur më të gjalla me shtimin e biçikletave por dhe taksive.