Tiranë, grabitet banka brenda godinës së hipotekës

Postuar: 14:39 / 15.01.2018

Filiali i një banke të nivelit dytë është grabitur mesditën e të hënës.

Informacionet parparake flasin se filiali ndodhet brenda ambienteve të hipotekës.

Mësohet se kanë qënë dy persona të maskuar dhe me pistoletë që nën kërcënimin e armës kanë mundur të vjedhin paratë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.