Tiranë, segmenti i dytë i Bulevardit të Ri hapet në fillim të vitit të ardhshëm

Postuar: 11:30 / 26.12.2017

Shumë shpejt segmenti i dytë i Bulevardit të Ri do të jetë i aksesueshëm për qytetarët dhe makinat. Punimet kanë ecur me ritme të larta dhe Bashkia e Tiranës ka programuar që ta hap atë në fillim të vitit të ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur dje gjatë emisionit “Top Story” ku deklaroi se më shumë se gjysma e Bulevardit do jetë gati, ndërsa deri në fund të vitit të ardhshëm do të ketë përfunduar i gjithë projekti.

“Bulevardi i Ri është padyshim një dashuri e re. Në janar do të shikoni dy herë aq dhe pastaj deri në fund të vitit do të shikoni deri në fund të lumit, pra do të ketë mbaruar gjithë aksi. Kështu që ka filluar zhvillimi i projektit të parë, ne kemi aprovuar edhe parkun qendror, do të jetë një parka fantastik disa herë më i madh se parku ‘Rinia’ dhe do t’i japë qytetit disa polmone (mushkëri). Pra parku ‘Rinia’ është një mushkëri, sheshi ‘Skënderbej’ pa makina është një mushkëri, Parku i Liqenit që po pastrohet dhe është ende në proces, por me pista, vetëm Parku i Liqenit ka 300 mijë vizitorë në vit, unik."

"Pra 300 mijë qytetarë të Tiranës kanë shkuar të paktën një herë në vit te Parku i Liqenit, domethënë është një aksesim i jashtëzakonshëm për çdo statistikë qytetesh. Kështu që peshëdrejtimi, pra animi i peshores pak edhe në anën tjetër të bulevardit, të aksit shfryn edhe një valvul në atë drejtim. Kështu që besoj në janar ne do të hapim segmentin e dytë, pra 2/3 e Bulevardit të jenë të aksesueshme dhe pastaj deri në fund të vitit do të jemi deri te lumi”, tha Veliaj.

Ai bëri të ditur gjithashtu se i gjithë ky projekt do të konkludohet në fundin e tij me një shesh të ngjashëm me atë “Nënë Tereza”.

“Ndërkohë po punojmë dhe kemi aprovuar edhe planin e mbylljes ceremoniale në sheshin final të Bulevardit të Ri. Pra kemi sheshin “Nënë Tereza” që është një le të themi, prapë mbyllje ceremoniale në këtë vend. Do të ketë një shesh të ngjashëm besoj shumë dinjitoz që do të kulmojë mbylljen e atij segmenti me sheshin “Skënderbej” në mes”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Komente: 0 Kukës-Morinë, dublimi i urave përfundon brenda këtij viti 11:19 / 09.10.2018 Duket se shumë shpejt punimet në Rrugën e Kombit do të përfundojnë. Brenda këtij viti përfundon ndërtimi i të 7-të urave dubluese me të gjitha elementët e sigurisë, në segmentin Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit.
Komente: 0 Nga Bulqiza në Finiq, gati planet zhvillimore për 16 bashki 17:00 / 15.10.2018 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me mbështetjen e buxhetit të shtetit për periudhën 2018 – 2019, ka siguruar fondet e nevojshme për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore për të 16 bashkitë e mbetura, duke plotësuar kështu paketën e 61 bashkive me Plane...
Komente: 0 Rrajca, befasi turistike në stinën e vjeshtës 11:23 / 09.10.2018 Rrajca, një fshat në lartësitë e Librazhdit, pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, po kthehet çdo vit e më tepër në një atraksion të fuqishëm turistik.