Tiranë, vazhdon puna në Unazën e Madhe, pritet lehtësimi i trafikut

Postuar: 13:52 / 04.12.2018

Vazhdon puna m intensitet në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës. Punimet po kryhen në segmentin lindor që kalon nga Farka drejt Shkozës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shkruan se qeveria është e vendosur që t’i japë kryeqytetit një vepër infrastrukturore që do të lehtësojë jashtëzakonisht trafikun.

“Të vendosur për ti dhënë kryeqytetit një vepër infrastrukturore që do të lehtësojë jashtëzakonisht trafikun #RrugetKombetare per #ShqiperineQeDuam”, shkruan Gjiknuri.