Tragjedi e madhe në Medvegjë: Humbin jeten 2 minatorë

Postuar: 10:24 / 12.09.2017

trupat e pajetë të T.N. (48) dhe Z.P. (53) janë gjetur mbrëmë rreth orës 23:00 në gropën e minierës.

Trupat e pajetë të dy minatorëve në Lec, në rrethinë të Medvegjës janë gjetur mbrëmë rreth orës 23 në gropën e asaj miniere, shkruan gazeta serbe “Novosti”, transmeton gazetametro.net.

Shkaku më i besueshëm i tragjedisë në të cilën, sipas informatave jozyrtare, kanë pësuar T.N. (48) dhe Z.P (53) është helmimi me gaz.

Njëri prej dy të vdekurve ishte mbikëqyrës dhe ai bashkë me kolegun e vet ka zbritur në gropë edhe pse ishin të paralajmëruar prej kolegëve që mos të zbresin. Pasi që nuk janë kthyer, kishte filluar kërkimi.

Kur i kishin gjetur, nuk jepnin shenja jete, dhe mjekët kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen.

Mjeku Nebojsa Arsic, kryetari i komunës së Medvegjës, ka thënë se të dy minatorë janë nga Maqedonia.

Gjatë ditës në minierën “Lec” pritet të arrijë inspektori i minierave në mënyrë që të konstatohen shkaqet e sakta të kësaj fatkeqësie të rëndë.

Drejtori Dusko Gagic nuk ka qasje sipas gazetës, por se ajo jo zyrtarisht merr vesh se në minierë janë marrë të gjitha masat të parapara në rrethanat e jashtëzakonshme, ndërsa trupat e të vdekurve do të dërgohen në obduksion./gazetametro.net.

Komente: 0 Shkup: Protestë kundër propozim-legjislacionit për gjuhën shqipe 09:40 / 14.09.2017 Më se 100 vetë janë tubuar mbrëmë para Parlamentit të Maqedonisë për të protestuar kundër propozim-legjislacionit për zgjerimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në gjithë Maqedoninë, derisa ligjvënësit e kanë filluar debatin për...
Komente: 0 Tirana heq qeset plastike, i zëvendëson me të letrës 11:44 / 21.09.2017 Furrat e bukës në Tiranë do të heqin nga përdorimi qeset plastike, duke i zëvendësuar ato me qese letre. Bashkia e Tiranës nënshkroi dje një marrëveshje mirëkuptimi me Shoqatën e Prodhueseve të Bukës, Pastiçierisë dhe Brumërave, e cila ka 250...