Transparenca dhe llogaridhënia për qytetarët, sfida e bashkive

Postuar: 13:22 / 30.05.2018

61 bashkitë e vendit po asistohen dhe mbështeten nga Projekti STAR2, (Konsolidim i Reformës Administrative-Territoriale ), për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien për qytetarët, në përputhje me detyrimin ligjor për të Drejtën e Informimit.

Vlerësimi i situatës ekzistuese mbi transparencën dhe llogaridhënien në nivel vendor, i mbështetur nga STAR2 dhe i realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në fillim të 2018-tës, evidentoi se qeverisjes vendore i mungon një set treguesish matës të unifikuar që do të mundësonin vlerësimin dhe monitorimin e performancës së autoriteteve vendore në një dimension kaq thelbësor të demokracisë vendore.

Në këtë kuadër, projekti STAR 2 po zbaton një aktivitet me qëllim zbatimin e një Modeli standard të Programit të Transparencës dhe një Sistem Matje të Performancës së Transparencës dhe Llogaridhënies të përshtatur për qeverisjen vendore.