Ulje rekorde e të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri

Postuar: 14:07 / 18.05.2020

Shqipëria ka shënuar numrin më të ulët të infektimeve në në 24 orët e fundit qysh nga fillimi i pandemisë së Coronavirusit.

Shefja e inteligjencës në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, deklaroi se në orët e fundit nga 168 testime të kryera, u konfirmuan vetëm 2 raste pozitive në Durrës dhe 12 qytetarë të shëruar.

Tomini tha se në vend vazhdon prezenca e rasteve sporadike, prezenca e vatrave dhe nuk vërehet qarkullim i dendur në popullatë./Mediafokus.info/