Ulqin, 8 projekte të koalicionit “Shqiptarët e vendosur” hyjnë në buxhetin 2018

Postuar: 10:45 / 27.12.2017

Në buxhetin Malit të Zi për e vitin 2018, janë aprovuar përfundimet e koalicionit “Shqiptarët të Vendosur” – FORCA-UDSH-ASH

Në këtë buxhet do të gjenden projektet e radhës:

1. Vazhdimi i bulevardit prej Komunës së Ulqinit drejt Plazhit të Madh, me shumë prej 1.000.000 euro.

2. Përfundimi i projektit në realizim, rregullimi i rrugëve dhe infrastrukturës (kalldramit) në qytetin e vjetër të Ulqinit (Kalaja), me shumë prej 500.000 euro.

3. Përfundimi i projektit në realizim, rruga Ulqin – Krythë (Sukobinë).

4. Vazhdimi i infrastrukturës rrugore prej Dinoshës deri tek pika kufitare Cem i Trieshit – Grabom (Shqipëri).

5. Punimi i projekt planit për rrjetin e ujësjellësit në zonën e Krajës.

6. Punimi i projekt planit për pikën e re kufitare Skje (Krajë) – Zogaj (Shqipëri)

7. Punimi i projekt planit për pikën e re kufitare Shënkollë/Hutaj (Ulqin) – Pulaj (Shqipëri)

8. Punimi i studimit fizibilitetit për ndërtimin e rrugës dhe pikës kufitare Plavë – Deçan (Kosovë).