Ura e Zogut drejt shkatërrimit

Postuar: 12:50 / 13.02.2018

Ura me harqe, e njohur ndryshe edhe si Ura e Zogut mbi lumin Mat po shkon drejt shkatërrimit.

Dëmtime të reja janë shfaqur në dy këmbët e urës që është Monument Kulture.

Gjergj Ngjeçi, specialist i ndërtimit të veprave të artit dhe që prej vitesh është në krye të fushatave për të mbrojtur këtë pasuri të përbashkët, thotë se rreziku është serioz.

Ndërsa çarjet në këmbët e urës po thellohen dhe vërshimi i ujërave të Matit zbulon vit pas viti bazamentin e strukturës, ura ka nevojë urgjente për ndërhyrjen e shtetit. Ndaj Ngjeçi apelon Ministrinë e Kulturës dhe institucionet e tjera të ndërhyhet sa më parë për të shmangur rrezikun.

Ura me 5 harqe, e vlerësuar për arkitekturën e veçantë është ndërtuar në vitin 1927 nga një inxhinier italian me kërkesë të mbretit Zog, por mungesa e vëmendjes po e çon drejt degradimit.