Veliaj në Pezë: Do të rindërtojmë aksin Tiranë-Plepa

Postuar: 15:33 / 15.05.2018

Njësia administrative Pezë ka qenë ndalesa e radhës e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë turit të dëgjesave për bashkëqeverisjen me njerëzit.

Në takimin me banorë të kësaj njësia,kryebashkiaku Veliaj i shoqëruar dhe nga ministrja e Shëndetësisë,Ogerta Manasterliu dhe Kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti,deklaroi se në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar kanë nisurbisedimet për rindërtimin e aksit Tiranë-Plepa që do t’i jeptekryeqytetit një hyrje të re, por njëkohësisht edhe një impuls të rizhvillimit ekonomik të gjithë zonave ku kalon.

“Bashkë me ARRSH-në po gjejmë një fond për rrugën kombëtare Tiranë –Ndroq. Po të kemi të njëjtën frymë bashkëpunimi, siç kemi pasur në këtotre investime kryesore, do të ecim akoma më shpejt”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se Njësia administrative e Pezës ka qenëdëshmitare e një numri investimesh të cilat do të shtrihen në të gjithalagjet e saj, teksa shtoi se transformimi ka prekur edhe fshatrat enjësisë.

Veliaj theksoi se Partia Socialiste i kushton një vëmendje të posaçmedemokracisë dhe se koha kur jepet llogari para popullit vetëm një herënë 4 vjet kur voton, ka marrë fund.

“Ne kemi një parti që llogaridhënien nuk e trajton si një sport një herë në katër vjet, por si diçka që duhet të bëhet përditë”, tha ai.