Zona e Mozaikut të Tiranës merr pamje të re (Foto)

Postuar: 11:17 / 19.04.2018

Një lulishte më shumë iu shtua Tiranës në Njësinë nr.7, por jo e fundit. Favorizuar edhe nga moti i qëndrueshëm, Bashkia e Tiranës ka rehabilituar hapësirën brenda bllokut të banimit në zonën e Mozaikut të Tiranës.

Punonjësit e saj kanë larguar inertet e ngurta të cilat ishin hedhur, dhe kanë bërë dekorimin e gjithë hapësirës.

Krahas ndërtimit të trotuareve, janë vendosur edhe stolat si dhe koshat e rinj.

Tashmë lulet dhe pemët e reja të mbjella aty kanë krijuar një hapësirë të re ku banorët e zonës mund të shijojnë disa momente çlodhjeje nën hijen e pemëve dhe freskinë që të dhurojnë lulet.