Drenasi me turnir në futboll të vogël dhe volejboll në 10-vjetorin e pavarësisë

Postuar: 09:50 / 16.02.2018

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Drenas u mbajt turniri në futboll të vogël dhe volejboll. Me këtë rast Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Flutura Avdiu përshëndeti të pranishmit dhe iu uroi 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu Drejtoresha Avdiu iu uroi suksese në turnir të gjitha ekipeve pjesëmarrëse.

Në turnir morën pjesë 8 ekipe të ndryshme të klubeve sportive.

Në futboll të vogël u shpërblyen këto ekipe:

Me vendin e parë u shpërblyen veteranët e KF “Feronikeli”.
Vendin e dytë veteranët e KF “Gryka”
Në vendin e tretë veteranët e KH “Drenica”.

Ndërsa në volejboll për vajza u shpërblyen:

Në vendin e parë KV “Drenasi”,
Në vendin e dytë KV “Gryka”.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Flutura Avdiu, shpërbleu me kupa, medalje dhe mirënjohje ekipet fituese duke iu uruar suksese të mëtutjeshme. /InfoKomuna/