14 sportistë përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian

Postuar: 08:43 / 20.07.2017

Komiteti Olimpik i Kosovës sot mban një konferencë në lidhje me udhëtimin e 14 sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF) “Gyor 2017”, që mbahet në Hungari prej 23-29 korrik 2017.

Në konferencë marrin pjesë edhe ekspedita e cila udhëton për në Hungari, të cilëve njëherit do t’iu bëhet dorëzimi i uniformave.