Alban Veseli, zgjedhet sportisti i vitit 2017 në Drenas

Postuar: 09:55 / 12.12.2017

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, ka bërë përzgjedhjen e sportistëve me të dalluar për vitin 2017.

Me këtë rast, kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci ka përgëzuar të gjitha klubet dhe individet me të suksesshëm me rezultatet e arritura, transmeton InfoKomuna.

Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Flutura Avdiu ka thënë se “Drenasi, vendi ynë ka të rinjë me talente të shumta në fushën e sportit, këtë po e dëshmojnë edhe të arriturat tuaja të cilat i shënoni çdo vit në të cilen ne si komunë obligohemi që të punojmë me kapacitete të plota në përmisimin e kushteve infrastrukturore siç janë ndërtimi i fushave sportive, renovimin e stadiumit të qytetit në mënyrë që ju të zhvilloni aktivitetet tuaja sportive, po ashtu do të vazhdojmë me subvencionimin e klubeve sportive duke ju mbështetur financiarisht në mënyrë që talenti juaj të promovohet edhe më tutje”.

Komisioni në përbërje prej Mehdi Ademi, kryetar, ndërsa anëtar, Shpend Bogiqi, Vlorsim Istogu, Rinore Zymeri dhe Ilaz Dervishi, kanë bërë përzgjedhjen e më të mirëve të këtij viti.

Fillimisht janë ndarë mirënjohje për Shtëpinë e Shëndetit “Dr. Hafir Shala” në Drenas, dhe Stacionin Policor në Drenas, për kontributin e tyre në sport gjatë këtij viti.

Gjithashtu me mirënjohje janë shpërblyer veteranët e sportit të Drenasit:

Nazmi Hajdari - ish futbollist;
Fahri Bunjaku - ish futbollist;
Fadil Hoxha – ish futbollist;
Musa Avdyli – ish futbollist;
Blerim Bucolli – ish futbollist;
Qerkin Morina – ish hendbollist;
Sahit Heta – ish hendbollist;
Mehdi Ademi – ish futbollist;
Ramiz Krasniqi – ish henbollist.
Eset Leku – post mortum.

Sportisti i vitit 2017 është shpallur Alban Veseli, basketbollist dhe anëtar i reprezentacionit të Kosovës në basketboll.

2. Rukije Muja - volejbolliste në KV "Drenasi"
3. Astrit Thaqi - futbollist në KF "Feronikeli"
4. Dardan Topilla - futbollist në KF "Feniks"
5. Liridona Kurrumeli - volejbolliste në KV "Drenasi"
6. Kaltrina Fejza - volejbolliste në KV "Gryka"
7. Petrit Zeka – hendbollist KH "Drenica"
8. Ismet Topalli - shahist KSH "Feronikeli” edhe nënkampion i Kosovës
9. Arbnor Xhekaj – futbollist KF “Gryka" dhe
10. Ermal Lestrani – bokser KB “Drenasi”

Ndërsa ekipi më i mirë është zgjedhur Klubi i Futsallit "Feniksi".
Trajneri më i mirë – Zeqir Hasi - KF "Feronikeli"
Punëtori sportiv – Agron Mala - KSH "Feronikeli"
Referi më i mirë - Hajriz Hajdari - Super liga e Kosovës
Nga shpresat e sportit u zgjodhen: Diar Prokshi – futbollist KF "Feronikeli” dhe
Rinesa Goshani - volejbolliste KV "Gryka”.
Pedagogët me të suksesshëm u zgjodhën: Ylber Qorri - arsimtar në SHFMU "Rasim Kiqina"
Gjyqtari më i mirë: Ekrem Franca.
Pionier sportiv: Lorent Gjylani KF “Feronikeli”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në përmbyllje të këtij manifestimi sportiv, në fjalimin e tij ka përshëndetur të pranishmit, ka uruar të gjithë sportistët e komunës së Drenasit në veçanti të gjithë të shpërblyerit duke ju dëshiruar suksese në vazhdimësi, njëherit ka kërkuar nga përfaqësuesit e klubeve sportive angazhim dhe përgjegjësi më të madhe për të arritur rezultate më të knaqëshme të klubeve në Drenas. /InfoKomuna/