Bashkimi e do fitoren e dytë

PrizrenPostuar: 13:25 / 05.12.2017

Bashkimi do ta kërkojë sonte fitoren e dytë për këtë sezon në Ligën Ballkanike.

Skuadra prizrenase do të përballet me ekipin BC Akademik Bultex 99, në ndeshjen që do të zhvillohet në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren dhe që do të fillojë në orën 19:30, shkruan “Zëri”.

Ekipi portokalli momentalisht gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë me një fitore e dy humbje, duke grumbulluar katër pikë.

Një fitore eventuale mund t’ia shtojë gjasat për ta kaluar fazën e grupeve.