Certifikohen trajnerët e Taekwondos

Postuar: 16:38 / 22.01.2018

Kursi për trajnerë të Taekwondos, është aktiviteti i radhës i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Për katër ditë rresht, trajnerët të shumtë të këtij sporti atraktive, patën rastin të marrin njohuri të shumta nga ky seminar, në të cilin ligjërues ishte eksperti i Federatës Botërore të Taekwondos, Sunjang Lee, nga Korea e Jugu. 20 trajnerë u pajisen me certifikatën e trajnerëve të Taekwondos.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani e vlerësoi të suksesshëm këtë kurs, sepse sipas tij, në këtë seminar ka ligjëruar një ekspert i madh siç është Sunjang Lee. Ai është i bindur pjesëmarrësit e këtij seminari kanë njohur të mjaftueshme për t’i shpërndarë ato tek nxënësit e tyre, raporton KosovaPress.

“Në vazhdën e aktiviteteve te KOK-ut për ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, pas administratorëve të sportit, tash ka filluar edhe me trajnerë. Ky është një aktivitet i planifikuar për vitin 2017, por meqenëse nuk është realizuar gjatë vitit 2017, kjo po realizohet në vitin 2018 dhe unë jam shumë i lumtur që kishte interesim të jashtëzakonshëm, e ku u ndanë diku 21 certifikata, do të thotë 21 trajnerë të kësaj federatë tashmë janë të certifikuar dhe kanë mësuar shumë gjatë këtyre katër ditëve. Profesori Lee është një ish-kampion botëror, një sportist kulmor, një trajner i certifikuar, një ekspert i llojit të vet, por edhe në aspektin akademik ka të arritura të jashtëzakonshme, kështu që unë besoj se të gjithë trajnerët kanë përfituar shumë dhe këtë dije do të mund të shpërndajnë tek sportistët e tyre”, ka thënë Hasani.

Ndërkaq, ligjëruesi i këtij seminari, Sunjang Lee tha së është i lumtur që ishte këtyre ditëve në Kosovë. Sipas tij, Taekwondo është duke u zhvilluar mirë në Kosovë, edhe pse është sporti i ri i pranuar në Federatën Ndërkombëtare. Lee është i bindur se nga Kosova do të dalin kampion botë.

“Unë falënderoj presidentin Besim Hasani për ftesën e tij në këtë program të solidaritetit olimpik. Besoj se për këto ditë sa isha këtu kemi arritur që sado pak të njoftohemi dhe të mundohemi të zhvillojmë aktivitet efektiv me trajnerët e Federatës së Taekwondos së Kosovës, dhe shpresoj e mendoj se Taekwondo e Kosovës do të zhvillohet shumë, ditë e për ditë. Mendoj se taekwondo kosovar që është disiplinë e re e pranuar viteve të fundit në Federatën Ndërkombëtare, nga përshtypjet e mia ndonëse janë federate e re ata kanë medalje evropiane, medalje të tjera të rëndësishme ndërkombëtare dhe shpresoj se në të ardhmen ata do të jenë edhe më shtytëse drejt medaljeve botërore dhe olimpike”, theksoi ai.

Të rëndësishëm këtë seminar e ka vlerësuar edhe Nexhat Danjolli vijues i këtij seminari. Sipas Danjollit nga eksperti Lee, pjesëmarrësit e këtij seminari kanë marrë njohur të shumta, dhe që sipas tij, do t’u hynë në punë trajnerëve të Kosovës për zhvillimin e këtij sporti luftarak.

“Përshtypjet për kurs janë marramendëse për arsye se ne kemi nevojë për këto përvoja shumë vjeçare që kanë lindur në Kore dhe na shpjegoi neve për metodologjiken bazike dhe profesionale që vazhdimisht është duke u avancuar. Mendoj se ky seminar është me vlerë shumë të madhe dhe do të na gjendet neve si trajnerë. Do të jemi më prirës të këtij sporti dhe do ta udhëheqim këtë sport në çdo kënd dhe do të jetë një përvojë shumë e madhe që do të punojmë më nxënësit tonë në të ardhmen që të jenë shembull të shoqërisë, do të jenë edukator të mirë dhe do të kemi medalje për të ardhmen e Kosovës”, ka Danjolli.

Komiteti Olimpik i Kosovës, gjatë këtij viti ka paraparë të mbajë edhe disa seminar të tjerë të federatave të ndryshme sportive.