Befason Danilo, ja çfarë thotë për Casillasin e Ramosin

DeçanPostuar: 14:21 / 02.07.2015

Përforcimi i ri i Real Madridit, Danilo ka folur për Iker Casillasin dhe Sergio Ramosin, për të cilët po përfolët se do të largohen nga klubi.

Përforcimi i ri i Real Madridit, Danilo ka folur për Iker Casillasin dhe Sergio Ramosin, për të cilët po përfolët se do të largohen nga klubi.

Anëtari më i ri i Real Madridit, Danilo ka një dëshirë. Ai shpreson që Iker Casillas dhe Sergio Ramos të mbesin edhe më tutje pjesë e klubit nga ‘Santiago Bernabeu’.

Ditëve të fundit është folur vazhdimisht për të ardhmen e portierit dhe mbrojtësit spanjoll, të cilët duket se do të largohen nga Santiago Bernabeu gjatë kësaj vere.

\"Unë do të doja që Casillas dhe Sergio Ramos të vazhdojnë. Ata janë lojtarë historike, të cilët mund të nga mbështesin në vështirësi”, ka deklaruar braziliani për Marca.