Starton Akademia e shkollës së Futbollit në kuadër të KF-Deçani

DeçanPostuar: 20:55 / 21.03.2016

Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishëm për sportin Deçanas sidomos për futbollin, për të krijuar futbollist të rinj që do ta përfaqësojnë klubin e futbollit (KF Deçanit) duke mos anashkaluar edhe klubet tjera jashtë Kosovës.

Në hapje e kësaj Akademie të futbollit, e cila është nën ombrellën e Komunës së Deçanit i pranishëm ishte edhe kryetari, Rasim Selmanaj, i cili këtyre sportistëve por edhe profesorëve  ju premtoi mbështetje të vazhdueshme që kjo akademi të jetë shembull për komunat tjera.

"Iniciativa për Akademinë e shkollës së futbollit në kuadër të KF-Deçani ka qenë e kahmotshme, por sot kur jem këtu në këtë ngjarje na bën të ndihemi mirë më talent të rijnë të cilët sot më bën të ndihem mirë", tha Selmanaj.

Profesori Gani Dautaj tashmë drejtor i Shkollës së futbollit në kuadër të KF-Deçani, tregon se për 15 vite kishte të themeluar shkollën e tij private, ndërsa me i iniciativën e kryetarit të komunës, Rasim Selmanaj, atë shkollë e ka shkri në Akademi të shkollës së futbollit në KF –Deçani të cilën e kanë hapur sot.

Ndërsa, Avni Rexhaj nga DKRS-ja tregon se të jesh trajner në këtë shkollë është privilegj.

"Me përfundimin e palestrës sportive dhe stadiumit të qytetit në do të jemi të kompletuar me infrastrukturë sportive, andaj na mbetet që më një përkushtim edhe më të madh të punojmë që këta talentë të rinjë të ecin drejt sukseseve", tha ai.

Kjo Akademi e shkollës ë futbollit në kuadër të KF-Deçanit  mirëpret talent të rijnë deçanas që ta zhvillojnë talentin e tyre në futboll mbase kjo shkollë e ka mbështetjen e plotë të komunës së Deçanit./InfoKomuna/