Donjeta Sadiku e Argjendtë në Kampionatin Evropian

Postuar: 22:35 / 08.07.2017

Boksierja kosovare ka arritur të rrëmbejë medaljen e Argjendtë në Kampionatin Evropian për juniorë në Sofje të Bullgarisë, raporton Koha.net.

Ajo humbi në finale nga rusja Ludmila Vorontsova me vendim unanim të gjyqtarëve.

Donjeta Sadiku siguroi të Argjendtën në kategorinë 57 kilogramë.