Drita zyrtarizon përforcimin e parë

Postuar: 15:35 / 23.01.2018

Amit Guluzade është përforcimi i parë i KF Dritës në këtë afat kalimtar.

Gjilanasit kanë zyrtarizuar transferimin e 25-vjeçarit nga Azerbajxhani derisa marrëveshja është nënshkruar në Selanik të Greqisë, kanë njoftuar “bardhekaltrit”.

Guluzade do t’i bashkohet skuadrës gjatë kësaj jave, në përgatitjet për sezonin pranveror.